Vendosni fjalën kyçe....

Biden e Xi Jinping përpjekje për të zbutur tensionet


Presidenti amerikan Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do flasin me telefon “javët e ardhshme”, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën, pas takimeve mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe kinezë në Pekin.

Njoftimi erdhi pasi këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan dhe Ëang Yi, zyrtari më i lartë i politikës së jashtme të Kinës, mbajtën dy ditë bisedime në Pekin si pjesë e një “kanali strategjik” të krijuar për të stabilizuar marrëdhëniet dhe për të mundësuar diskutime për çështje të ndjeshme si Tajvani.

Përpara takimit të Sullivanit në Pekin, një zyrtar amerikan tha se dy udhëheqësit mund të takohen edhe një herë përpara se Biden të largohet nga detyra, një mundësi që është bërë e realizueshme që kur ai u tërhoq nga gara presidenciale e këtij viti. Ata mund të takohen në forumin “Apec” në Peru ose G20 në Brazil, të dyja në nëntor pas zgjedhjeve në SHBA.

Sullivan ka mbajtur katër takime me Ëang që nga maji 2023, në Vjenë, Maltë, Uashington dhe Bangkok. Kanali është mbajtur i profilit të ulët për të lejuar të dyja palët të kenë bisedime të pandërprera për çështje strategjike.

Shtëpia e Bardhë tha se ata kishin bisedime të sinqerta dhe konstruktive në Pekin për çështje dypalëshe, rajonale dhe globale.

Ai tha se të dy palët po planifikonin një telefonatë mes Admiralit Samuel Paparo, kreut të Komandës Indo-Paqësore të SHBA-së dhe homologut të tij. Xi kishte rënë dakord gjatë një takimi me Biden në nëntor për të rihapur kanalet e komunikimit mes ushtrive amerikane dhe kineze, të cilat Pekini i mbylli në vitin 2022 pasi Nancy Pelosi u bë kryetarja e parë e Kongresit që vizitoi Tajvanin në 25 vjet.

Shtëpia e Bardhë tha se zyrtarët diskutuan përparimin në marrëveshjet e arritura në samitin Biden-Xi, duke përfshirë një premtim kinez për të goditur eksportin e përbërësve për opioidin vdekjeprurës fentanil dhe folën gjithashtu për rëndësinë e ndërmarrjes së “hapave konkretë për të trajtuar krizën klimatike”.