Vendosni fjalën kyçe....

Koleksioni më i shtrenjtë i monedhave në botë del në ankand…pasi u ndalua për një shekull


Pas vdekjes së manjatit danez të gjalpit Lars Emil Bruun në vitin 1923, testamenti i tij kishte një urdhëresë tëpazakontë: grumbulli i tij i madh i monedhave, kartëmonedhave dhe medaljeve, të grumbulluara gjatë më shumë se gjashtë dekadave, duhet të mbahen si një rezervë emergjente për koleksionin kombëtar të Danimarkës në rast se nuk do ishte humbur deri atëherë.

Pas një shekulli, nëse gjithçka do ishte mirë, grumbulli në fjalë më në fund mund të shitet , gjë nga e cila do përfitojnë pasardhësit e tij.

Muajin tjetër, pak më pak se një vit që nga skadimi i porosisë 100-vjeçare, grupi i parë i monedhave nga koleksioni personal prej 20,000 copësh i Bruun do dalë në ankand. Do duhen disa shitje për të zbrazur arkat e Bruun, por pasi të përfundojë, do jetë koleksioni më i shtrenjtë i monedhave ndërkombëtare i shitur ndonjëherë, sipas “Stack’s Bowers”, tregtari i monedhave të rralla dhe shtëpia e ankandeve që do organizojë shitjet.

Koleksioni i Bruun pritet të sigurojë rreth 500 milionë korona daneze, ose rreth 72.5 milionë dollarë. Shtëpia e ankandeve e përshkruan atë si koleksionin më të vlefshëm të monedhave botërore që ka dalë ndonjëherë në treg.

Se ku ka qëndruar i fshehur koleksioni i numizmatistit gjatë shekullit të kaluar ka qenë mister, pasi vendndodhja e tij ka qenë e njohur për pak njerëz. Por Bruun besonte se fshehja e thesarit të tij ishte për një kauzë fisnike. Pas shkatërrimit që pa në Luftën e Parë Botërore, ai kishte frikë se Koleksioni Mbretëror Danez i Monedhave dhe Medaljeve mund të përballej një ditë me plaçkitje, sipas shtëpisë së ankandit.

Bruun filloi të mblidhte valutë si fëmijë në vitin 1859, kur xhaxhai i tij vdiq dhe e emëroi atë në mesin e trashëgimtarëve të disa prej monedhave të tij, sipas katalogut të shitjeve.

Si djalë hanxhinjsh dhe pronarë tokash, ai mësoi në të 20-at se trashëgimia e tij familjare ishte shpërdoruar dhe ai ishte ngarkuar në borxhe. Ai filloi biznesin e tij të gjalpit duke marrë një kredi e duke fituar pasuri të madhe nga shitjet dhe eksportet. Me pasurinë e tij, ai u bë një koleksionist pjellor monedhash dhe ishte një anëtar themelues i Shoqërisë Daneze Numizmatike në 1885.

“E mira e mbledhjes së monedhave është se kur je i mërzitur për diçka ose ndihesh i shqetësuar, atëherë shkoni dhe shikoni monedhat tuaja dhe më pas qetësoheni duke i studiuar ato vazhdimisht dhe përsëri duke menduar për problemet e shumta të pazgjidhura që ato paraqesin,” ai tha një herë një revistë daneze, sipas katalogut.

“Njerëzit që janë ekskluzivisht të përkushtuar ndaj biznesit të tyre bëjnë një gabim të madh. Unë, për shembull, nuk mund ta përfytyroja kurrë të mendoja për asgjë tjetër përveç gjalpit deri në ditët e mia të vdekjes.”

Për shitjen e parë më 14 shtator, Stack’s Bowers do të ofrojë më shumë se 280 lote që përfshijnë monedha ari dhe argjendi nga Danimarka, Norvegjia dhe Suedia, që datojnë nga fundi i shekullit të 15-të deri në vitet e fundit të jetës së Bruun.

Vlera e tyre është mbi 10 milionë dollarë. Sipas katalogut, monedha më e vlefshme është një nga më të vjetrat prej ari të Skandinavisë, ku shfaqet portreti i mbretit Hans i datës 1496, që mund të shitet deri në 600,000 euro, ose 672,510 dollarë. Në përgjithësi, vlerësimi i lartë për raundin e parë është pak më shumë se 13 milionë euro, ose 14.6 milionë dollarë, sipas Stack’s Bowers.

“Monedha ime e parapëlqyer në shitje është portreti prej ari i mbretit Hans i vitit 1496, i cili ka qenë ishte mbret i Danimarkës dhe Norvegjisë, si dhe Suedisë për një kohë të shkurtër. Është e rëndësishme në kaq shumë nivele, është monedha e parë e arit e prerë nga Danimarka, është monedha e parë me datë e prerë nga mbretëria daneze dhe është unike”, tha Matt Orsini, drejtor i numizmatikës botërore dhe antike në Stack’s Bowers Galleries, në një deklaratë për shtyp.

Gjatë muajve të fundit, monedhat vizituan panaire të ndryshme dhe u ekspozuan në galeritë e Stack’s Boëers. Ato do ekspozohen në Kopenhagen pak para shitjes.