Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “Arrest shtëpie” për Elvis Kosovën, ndërsa për shtetasin turk, Yucehan Er, u la masa “Arrest në burg”.
Sipas avokatit të Elvis Kosovës, ai është mashtruar nga shtetasi turk pasi e kishte blerë automjetin kundrejt pagesës, pa e ditur që ishte i vjedhur.
Prokuroria kishte kërkuar të njëjtat masa për të dy të arrestuarit. Shtetasi turk ka kërkuar kohë për të dhënë shpjegime në një moment tjetër.
Sipas policisë, automjeti ishte marrë me qira në Gjermani, dhe shtetasi turk kishte denoncuar vjedhjen e tij në një hotel në Tiranë. Në deklaratën e tij, ai pranoi skemën e mashtrimit, duke thënë se do të përfitonte 5-10 mijë euro.