Çmimi i një shufre ari vlen për herë të parë një milion dollarë, falë çmimeve të larta për metalin e çmuar.
Çmimi i arit arriti në më shumë se 2,500 dollarë për ons të premten, duke kapur një rekord të lartë. Mesatarja e shufrës së arit peshon 400 ons dhe nëse bëhet llogaria arrin një milion dollarë.
Çmimet e arit janë rritur me më shumë se 20% deri sot. Çmimet më të larta të arit mund të jenë një shenjë se investitorët presin që Rezerva Federale në SHBA të ulë së shpejti normën e saj bazë të interesit. Bankat qendrore të udhëhequra nga Kina po blejnë gjithashtu ar për të lehtësuar varësinë nga dollarët amerikanë.
Bankat qendrore dhe investitorët, e shohin metalin e çmuar si një rezervë afatgjatë dhe të besueshme të vlerës gjatë periudhave të trazirave ekonomike. Kjo sepse kur normat e interesit bien, çmimet e arit priren të rriten, pasi shufrat bëhen më tërheqëse se obligacionet.
Investitorët gjithashtu e konsiderojnë arin si një mbrojtje kundër inflacionit, pasi ari e ruan vlerën kur çmimet rriten.