Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët baza ushqimore për bagëtitë në Leskovik


Një zjarr ka përfshirë bazën ushqimore për bagëtitë në Leskovik mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:30

Pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri u lokalizua, duke parandaluar përhapjen e flakëve drejt stallave të bagëtive që ndodheshin pranë.

Policia po heton shkaqet e zjarrit, të cilat dyshohen paraprakisht si të qëllimshme.