Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, vizitoi sot Kosovën dhe ndau në rrjetet sociale foto nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë bisedimeve, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët për konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.
Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, shkruan ai.