Kryeministri Rama është takuar me presidentin serb Vuçiç në forumin vjetor të GLOBSEC.
Ai shfaqet në krah të Vuçiç-it në darkën e shtruar.
Më herët kryeministri Rama tha nga Praga, ku po zhvillohet forumi se Shqipëria e ka vendin në BE, se nuk ka asnjë ndikim rus ndërsa i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës që të shohë përpara pasi nuk mund të ndërtohet e ardhmja me sytë nga e shkuara.
I pyetur nga një gazetar mbi raportet e tij me SHBA-në ai tha se ka mik Aleks Sorosin, një mbështetës i hapur i demokratëve dhe administratës Biden dhe Jared Kushnerin, dhëndrin e ish-presidentit dhe kandidatit republikan Donald Trump.