Vendosni fjalën kyçe....

Rama për kampet e emigrantëve në Shëngjin: Më takon të jem i dobishëm për miqtë


Kryeministri Rama komentoi nga Praga marrëveshjen me Italinë për kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër.

Ai tha se atij i takon të jetë i dobishëm për miqtë ndërsa Shqipërisë i takon të jetë e dobishmë për miqtë.

“Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëse miqtë kërkoj diçka duhet të jesh pranë tyre, jo doemos duhet të biesh dakord 100%. Ne kemi shkuar në luftëra së bashku, ne erdhëm me ju dhe nuk e vumë në dyshim. Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, kaq e rëndësishme, kaq përcaktuese për Europën dhe mënyrën se si ajo duhet të shohë veten dhe të ardhmen e saj. Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Euorpës, Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojën askund”, tha Rama.

Sipas marrëveshjes Rama-Meloni të nënshkruar në Romë, në Shqipëri do vijnë emigrantët meshkuj që kapen në det pa mbërritur në territorin italian. Dy kampet pritet të trajtojnë deri në 3 mijë emigrantë në muaj.