Vendosni fjalën kyçe....

Rusia sulm në Kharkiv, 7 viktima


Një sulm me bombë i drejtuar nga Rusia në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, goditi një ndërtesë banimi dhe një shesh lojrash të premten, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur të paktën 77 të tjerë, thanë autoritetet lokale.

Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se një vajzë 14-vjeçare ishte në mesin e të vdekurve. Ihor Terekhov, kryebashkiaku i qytetit, kishte thënë më herët në Telegram se një fëmijë u vra në shesh lojërash.

Pallati 12-katësh shpërtheu në flakë si pasojë e sulmit, tha kryebashkiaku. Numri i të vdekurve nga sulmi u rrit në shtatë kur trupi i një gruaje u nxor nga rrënojat, shtoi ai në një deklaratë të mëvonshme.

Rreth 20 nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

Trupi i njërës prej viktimave ishte shtrirë nën një qilim në tokë jashtë.

Kharkiv ka qenë në qendër të bombardimeve të rënda ruse gjatë gjithë luftës, megjithëse ka pasur një rënie të intensitetit javët e fundit, ndoshta lidhur me një inkursion tronditës të nisur nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë.

Rusia mohon se ka shënjestruar qëllimisht civilët. Mijëra janë vrarë dhe plagosur gjatë pushtimit të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022.