Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Shkodër, vritet brenda në lokal Elis Roshkodoli


 

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në Shkodër në zonën e ‘Zdrales’ brenda një lokali.

Hashtag.al mëson se viktima është shtetasi Elis Roshkodoli, 36-vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e krimit, ndërkohë që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Roshkodoli nuk është një emër i panjohur për strukturat e policisë, i cili në vitin 2014 ka rënë në pranga në kuadër të një operacioni të forcave RENEA në bashkëpunim me autoritetet belge, ku bënte pjesë në një bandë grabitësish me bazë në Belgjikë, për ti shitur më pas në Shqipëri sendet e vjedhura.

Më tej edhe në vitin 2023, mediat belge raportuan se një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.

Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Elis Rroshkodolin, ai dyshohet se gjatë një konflikti me pronarin e një klubi nate ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur më tej ai është arratisur.