Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet parcela me kanabis në Malësinë e Madhe, në pranga dy vëllezër dhe bashkëpunëtori


Një parcelë me kanabis u zbulua në Malësinë e Madhe, ku gjatë një operacioni policor u arrestuan dy vëllezër, Emanuel dhe Silvester Kapaj, së bashku me bashkëpunëtorin e tyre, Eremis Volaj. Të tre u ndaluan në aksin rrugor Tamarë-Shkodër, teksa lëviznin me dy automjete.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se kishin bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë kanabisi në një tokë publike në fshatin Fushë Zezë. Bimët narkotike u asgjësuan nga policia me anë të djegies, ndërsa automjetet e përdorura nga të arrestuarit u sekuestruan si prova materiale. Materialet e hetimit i janë dorëzuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”. Bashkëpunëtorë në kultivimin e 561 bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër).

Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë këtij muaji, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, Malësi e Madhe, u arrestuan shtetasit: Emanuel Kapaj, Silvester Kapaj dhe Eremis Volaj.

Tre shtetasit janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies.

Ndërsa dy automjetet e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.