Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri shkrumbon katin e dytë të një banese në Berat, familja në qiell të hapur


Një zjarr shpërtheu mbrëmjen e 29 gushtit në lagjen ‘Uznovë’ të Beratit, duke përfshirë katin e dytë të një banese dy katëshe në pronësi të Sejdin Likollarit.

Në momentin e zjarrit, 8 anëtarët e familjes ndodheshin në katin e parë dhe menjëherë njoftuan zjarrfikësit sapo pikasën flakët.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit zjarrfikës, zjarri u lokalizua dhe u shua, por kati i dytë u shkrumbua plotësisht, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Kryefamiljari Likollari shpjegoi se flakët u përhapën me shpejtësi, dhe përpjekjet e tyre për t’i shuar me ujë nuk patën sukses.

Djali i tij dhe familja e tij tani kanë mbetur pa strehë. Sipas zjarrfikësve, shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.