Vendosni fjalën kyçe....

Artistja e cirkut humb kontrollin në ajër, bie me fytyrë përtokë (Video)


Një artiste cirku me origjinë ruse e “Cirque du Soleil”  ra në tokë gjatë shfaqjes së drejtpërdrejtë.

Videoja e frikshme kapi artisten Maria Konfektova duke humbur kontrollin dhe duke rënë në tokë gjatë një shfaqjeje “Kooza” në Portland, SHBA.

Akrobatja që jap shfaqje pa rrjetë sigurie, ra me fytyrë përtokë në skenë. Ekipi i Cirque du Soleil nxitoi shpejt në ndihmë të saj dhe pavarësisht rënies, artistja ruajti qetësinë.

Teksa u hoq nga skena, ajo ngriti gishtin e madh, duke sinjalizuar se ishte mirë, thanë mediat lokale.