Vendosni fjalën kyçe....

Liridon Latifi largohet nga Tirana e firmos me Shkëndijën


Sulmuesi i krahut, Liridon Latifi të shtunën është prezantuar te Shkëndija e Tetovës. Latifi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me Shkëndijën.

Latifi së fundmika luajtur për Tiranën. 

Të jesh pjesë e Shkëndijës është nder. Gjithë karrierën kam luajtur për të dalë kampion, diçka që kërkohet gjithmonë edhe nga Shkëndija. Këtu ka një grup shumë të mirë të lojtarëve, shumë kualitet dhe shpresoj që edhe unë si një forcë shtesë të ndihmoj Shkëndijën të dalim kampion”, ka theksuar 30-vjeçari për faqen zyrtare të klubit nga Maqedonia e Veriut. 

Latifi ka luajtur edhe për Vllazninë e Shkodrës, Puskasin, Sheriffin, Skënderbeun, Kukësin, Prishtinën dhe Flamurtarin.