Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, Netanyahu përplaset me ministrin e mbrojtjes


Një debat i ashpër lidhur me kushtet për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve në Gaza, sipas raportimeve të mediave izraelite ka shpërthyer midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant gjatë një takimi të kabinetit të sigurisë, .

Të dy zyrtarët debatuan ashpër nëse ushtria izraelite duhet të tërhiqet nga Korridori i Filadelfit, një zonë 14 kilometra e gjatë përgjatë kufirit mes Gazës dhe Egjiptit, sipas CNN Channel 12, Times of Israel dhe burimeve të tjera.

Korridori i Filadelfit aktualisht kontrollohet nga forcat izraelite (IDF). Prania e trupave izraelite në këtë zonë, gjatë fazës së parë të armëpushimit, është bërë pikë kryesore mosmarrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit, me këtë të fundit që kërkon tërheqjen e trupave nga kufiri.

Netanyahu prezantoi harta që tregojnë se IDF duhet të mbetet në korridor gjatë fazës së parë të marrëveshjes, për të parandaluar kontrabandimin e armëve nga Hamasi përmes tuneleve nën tokë.

“Dua që kabineti të miratojë vendimin për qëndrimin e trupave të IDF në Korridorin e Filadelfit,” thuhet se deklaroi Netanyahu.

Gallant ndërhyri, duke paralajmëruar se Hamasi nuk do të pranojë këtë kusht, çka do të dëmtonte marrëveshjen dhe pengonte lirimin e pengjeve.