Vendosni fjalën kyçe....

Një grua në Korçë paraqitet më djegie të rëndë, dyshohet se bashkëshorti i vuri flakën


Një ngjarje e rëndë raportohet këtë të shtunë në Korçë, ku dyshohet se 45-vjeçari, Bledar Trendafili, ka tentuar të djegë  me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trendafili me të cilën është në proces divorci dhe jetojnë të ndarë.

Burri ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte gruaja e tij dhe ka kryer aktin e rëndë.

Gruaja rreth 31 vjeç është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.

Policia e Korçës është  vënë në ndjekje të 45-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi Bledar Trendafili., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen Melisa Trendafili, 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.