Një 22-vjeçar është arrestuar në Lushnjë dhe një 37-vjeçar u shpall në kërkim për organizim të lojërave të fatit.
“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin R. Ç., 22 vjeç si dhe shpalli në kërkim shtetasin Y. H., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizonin lojra fati nga celulari.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular”-njofton policia.