Vendosni fjalën kyçe....

Petraq Milo: Shqipëria me taksat më të larta por mbledh më pak të ardhura


Sekretari për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, deklaroi se Shqipëria ka performancën më të ulët fiskale në rajon, pavarësisht normave më të larta tatimore.

Duke cituar të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për vitin 2023, ai theksoi se Shqipëria mbledh të ardhura në nivelin e 27.9% të PBB-së, ndërsa vendet e tjera të rajonit, si Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, arrijnë përkatësisht 40.7% dhe 42.6%.

Sipas Milos, kjo performancë e dobët është rezultat i shpenzimeve të ulëta publike në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale. Ai sugjeron një reformë fiskale për të rritur financimet në këto sektorë.

“Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2023, Shqipëria, ka performancën më të ulët të mbledhjes së të ardhurave në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto krahasuar me vendet e rajonit.

Shqipëria mbledh të ardhura në nivelin e 27.9% të PBB, Bosnjë- Hercegovina mbledh të ardhura në nivelin 40.7% të PBB, Kosova mbledh të ardhura në nivelin 29.5% të PBB, Maqedonia e Veriut mbledh të ardhura në nivelin  33.0% të PBB, Mali i Zi mbledh të ardhura në nivelin 41.8% të PBB, Serbia mbledh të ardhura në nivelin e 42.6% të PBB.

Shqipëria shpenzon 29.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto,  Bosnjë-Hercogovina shpenzon 41.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Maqedonia e Veriut shpenzon 37.9% të prodhimit të Brendshëm Bruto, Mali i Zi shpenzon 41.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Serbia shpenzon 43.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Mal të Zi janë 22.0% të PBB; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Bosnjë-Hercegovinë janë 21.8%; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Serbi janë 20.3%; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Maqedoninë e Veriut janë 14.3% Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri janë 13.7%.

Vetëm shpenzimet në shëndetësi tregojnë një diferencë të madhe krahasuar me vendet e rajonit, Shpenzimet për shëndetësi në Mal të Zi janë 10.6 % të PBB;

Shpenzimet për shëndetësi në Bosnjë- Hercegovinë janë 6.7%; Shpenzimet për shëndetësi në Serbi janë 5.1%; Shpenzimet për shëndetësi në Maqedoninë e Veriut janë 8.2%; Shpenzimet për shëndetësi në Kosovë janë 3.4%; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri janë 3.4%.

Edhe shpenzimet për arsim janë në nivele më të ulta krahasuar me vendet e rajonit Shpenzimet për arsim në Mal të Zi janë 4.2 % të PBB; Shpenzimet për arsim në Serbi janë 4.0%; Shpenzimet për arsim në Maqedoninë e Veriut janë 2.7% Shpenzimet për arsim në Kosovë janë 4.3%, Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri janë 2.1%. Vetëm një reformë e thellë fiskale mund të çlirojë më shumë fonde për të plotësuar nevojat për financim në nivelin rajonal të arsimit, të shëndetësisë si dhe të mbështetjes sociale”, deklaroi Milo.