Vendosni fjalën kyçe....

Asgjësohen mbi 3 mijë bimë kanabis në Shkodër e sekuestrohen 8 kg në formë boçe, shpallen në kërkim babë e bir


Policia e Shkodrës ka zhvilluar një tjetër operacion antikanabis në terrene malore.

Nga operacioni janë asgjësuar 3459 bimë kanabis dhe sekuestruar mbi 8 kilogramë kanabis në formë boçeje.

Për kultivimin e lëndës narkotike, policia shpalli në kërkim një 66-vjeçar dhe djalin e tij.

Në zbatim të masave të përcaktuara  në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”,  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kësaj veprimtarie kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj,  kanë vijuar intensivisht kontrollet në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kontrolleve bazuar në pamjet filmike të siguruara gjatë monitorimeve me dron si  dhe në inteligjencën policore u bë e mundur asgjesimi i 3459 bimëve narkotike kanabis dhe sekuestirmi i një sasi prej 8.256 kg kanabis në formë boceje.

Konkretisht  në në fshatin Kasnec gjatë kontrollit të territorit në oborr dhe në  afërsi të  banesës së shtetasit N. Q., 66 vjeç, u  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje.

Për këtë rast Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasin 66-vjecarin dhe djalin e tij 17 vjec.

Ndërkohë operacioni ka vijuar me kontrollet në terrene të vështira.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u  asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1160 bimë të tjera kanabis;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u  asgjësuan në territorin e njësisë administrative Kelmend, 691 bimë kanabisi;

-Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës  u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 1608 bimë kanabis;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon”, njofton policia.