Vendosni fjalën kyçe....

Autostrada Thumanë-Kashar “zbret” në parlament, banorët e Krujës protestë nesër


Banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe fshatrave të zonës kanë lajmëruar një protestë para parlamentit që rifillon nesër pas një ndërprerjeje njëmujore për pushimet e gushtit.

Seanca pritet të nisë në orën 17:00 ndërsa banorët kanë deklaruar se do jenë aty për të shpalosur kërkesat për hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

Ata kanë protestuar prej rreth dy muajsh në autostradë duke bllokuar rrugën e duke u përplasur me policinë.

Banorët kërkojnë të kenë hyrje-dalje nga autostrada pasi po u falimentojnë bizneset si dhe po pengohen të shkojnë në shtëpitë e tyre duke u detyruar t’i bien nga Rinasi.

“Grabitja që i bëhet këtij segmenti nuk është vetëm humbje për ne, por për të gjithë,” thuhet në njoftimin e tyre.