Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëshorti dhunon gruan në Maliq, në ndihmë i vjen edhe i ati


Një burrë është arrestuar në Maliq pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes ndërsa babai i tij është proceduar në gjendje të lirë.

Fillimisht ka qenë bashkëshorti ai që ka dhunuar bashkëshorten, ndërsa më pas ka ndërhyrë edhe babai i bashkëshortit, duke dhunuar nusen e të birit.

Dyshohet se motivi i dhunës ka qenë xhelozia.

Gruaja e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.