Vendosni fjalën kyçe....

E mitura bie mes shkallëve elektrike në një qendër tregtare, plagoset 4-vjeçarja


Një fëmijë 4-vjeç është plagosur pasi ka rënë në hapësirën mes shkallëve në një qendër tregtare.

E mitura është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”- njofton policia.