Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet helikopteri rus i cili u rrëzua në lindje të Rusisë


Mbetjet e helikopterit ushtarak Mi-8 janë gjetur sot në Lindjen e Largët Ruse, njoftoi Ministria e Situatave të Emergjencave ruse.

“Janë gjetur 17 trupa”, tha ministria ruse, duke shtuar se kërkimi do të vazhdojë nesër.

Mi-8 me 22 persona në bord u zhduk në rajonin e largët të Kamchatka të Rusisë. Helikopteri papritmas humbi kontaktin dje në mëngjes dhe dukshmëria e dobët pengoi përpjekjet e shpëtimit. Në helikopter ishin tre anëtarë të ekuipazhit dhe 19 pasagjerë. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar.

Në gusht 2021, një helikopter Mi-8 me 16 pasagjerë, përfshirë 13 turistë, u rrëzua në një liqen në Kamchatka për shkak të dukshmërisë së dobët. Tetë persona vdiqën. Në korrik të të njëjtit vit, një aeroplan pasagjerësh me 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua ndërsa po përgatitej të ateronte në Kamchatka. Askush nuk mbijetoi.