Princesha Martha Louise – që pretendon se mund të flasë me engjëjt – u martua me shamanin amerikan të vetëshpallur të brezit të katërt Durek Verret të shtunën pas një festë treditore ku morën pjesë persona të famshëm, influencues dhe media.
Princesha ka hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe ka hequr dorë nga titulli i saj, duke premtuar se nuk do përfitonte nga statusi i saj i mëparshëm.
Martesa e çiftit është shoqëruar me polemika në vend.
Ndryshe nga dasmat e tjera mbretërore ku publiku grumbullohet në rrugë, kishte vetëm një grusht njerëzish të pranishëm për të parë pamjet e çiftit ndërsa pamjet para ose gjatë dasmës u errësuan nga një tendë.
Një ekip nga Netflix ishte gjithashtu në ceremoni. Prania e dy kompanive të mëdha mediatike shkaktoi disa polemika, me mediat lokale të përjashtuara kryesisht.
Prindërit e princeshës, Mbreti Harald dhe Mbretëresha Sonja, morën pjesë në dasmë së bashku me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore të Norvegjisë, si dhe princa dhe princesha nga Suedia dhe Holanda.
Në ceremoni ishin edhe tre vajzat e princeshës Martha Louise nga martesa e saj e parë, me shkrimtarin e ndjerë norvegjez Ari Behn.
Rreth 350 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e së shtunës.
Princesha Märtha Louise, 52 vjeç dhe Verrett, i cili nuk do bëhet princ pas dasmës, njoftuan fejesën e tyre në vitin 2022. Ndërsa marrëdhënia e tyre ka ndarë Norvegjinë, Mbreti Harald u ka thënë më parë gazetarëve norvegjezë se Verrett ishte “një djalë i shkëlqyer” dhe se ata të dy “bënë shumë shaka me njëri-tjetrin edhe në këtoë kohë të vështira”.
Princesha Martha Louise ka pohuar në të kaluarën se ka disa aftësi paranormale dhe deri në vitin 2018, drejtonte një shkollë për të cilën ajo tha se i mësonte nxënësit të “krijonin mrekulli” dhe të flisnin me engjëjt. Verrett ka thënë se ai është i fundit në gjashtë brezat e shamanëve dhe një herë tha se vdiq për katër minuta e 25 sekonda.
“Unë e mora të gjithë informacionin nga ana tjetër. Pastaj uktheva,” tha ai për New York Times.