Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh qeverinë në Dajt


Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot anëtarët e kabinetit qeveritar në Dajt, në një takim që do të zgjasë nga ora 10:00 deri në orën 18:00 dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në këtë takim do të marrin pjesë ministrat, drejtuesit e organeve të varësisë dhe kryebashkiakët, dhe do të diskutohet progresi i arritur deri më tani si dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Kjo mbledhje konsiderohet nga kampi socialist një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet për të ardhmen, duke përfshirë edhe planifikimin për vitin zgjedhor që po afron. Takimi do të ofrojë një mundësi për të reflektuar mbi sfidat dhe arritjet e kaluara, ndërsa do të hartohet një plan i detajuar për strategjitë e ardhshme.