Vendosni fjalën kyçe....

Të kërkuar nga Turqia e Italia, ekstradohen nga Rinasi tre shtetas


Tre persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë ekstraduar nga Shqipëria në drejtim të Turqisë dhe Italisë.

Konkretisht është ekstraduar në Turqi, shtetasi turk Koray Anic, 36 vjeç. Sipas policisë Gjykata e Stambollit, në vitin 2024, e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, posedim të armëve të zjarrit dhe armëve shpërthyese dhe për kanosje.

Ndërsa dy te tjerë janë ekstraduar drejt Italisë. Policia bën me dije se është ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar M. L., 27 vjeç, i lindur në Dibër.

Gjykata e Torinos, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për grabitje me armë, me pasojë. Në vitin 2021, 27-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pronarin e një banese në Itali, ku kishte hyrë për të vjedhur, së bashku me shtetas të tjerë;

Po ashtu është ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar A. A., 49 vjeç, i lindur në Skrapar, pasi Gjykata e Komos, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shfrytëzim për prostitucion dhe për kanosje.