Vendosni fjalën kyçe....

Dhunonte sistematikisht burrin, prangoset 35-vjeçarja në Tiranë


Një 33-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se ka dhunuar prej shumë kohësh bashkëshortin 35-vjeçar.

Sipas policisë, dyshohet se Eranda Sina ka dhunuar në mënyrë sistematike bashkëshortin.

Më 31 gusht, 33-vjeçarja kishte lënë takim me bashkëshortin te Ura e Institutit.

Në vend të saj në takim kanë shkuar dy persona që kanë dhunuar bashkëshortin e saj.

Ky i fundit është dërguar në spital për mjekim.