Vendosni fjalën kyçe....

Fredi Beleri pritet me fishekzjarrë e përqafime në Himarë


Fredi Beleri është pritur si hero në Himarë, pas lirimit nga burgu.

Qytetarë të shumtë dolën në shëtitoren e qytetit për të pritur Belerin.

Ai është pritur me përqafime dhe fishekzjarrë.

Beleri është aktualisht eurodeputet i Greqisë pas zgjedhjeve të zhvilluara disa muaj më parë për Parlementin Evropian. Ai u nominua nga partia në pushtet në Greqi “Demokracia e re”.