Fredi Beleri është liruar me kusht nga Gykata e Fierit.
Atij i kishin mbetur për të vuajtue edhe gjashtë javë dënim.
Beleri, që u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve me akuzën e shitblerjes së votave.
Pas një procesi gjyqësor të gjatë, Beleri u dënua përfundimisht nga GJykata e Apelit me 2 vite burg për shitblerje votash në zgjedhjet lokale.
Ai u arrestua tre ditë para zgjedhjeve të 14 majit në Himarë ku kandidonte për kryetar bashkie nga radhët e koalicionit opozitar.
Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, kryeministri Rama lëshoi akuza e paralajmërime të ashpra ndaj Belerit. Ky i fundit i ka mohuar akuzat ndaj tij duke deklaruar se procesi ndaj tij ka qenë i montuar dhe politik.
Vëllai i dëshmitarit kyç ndaj Fredi Belerit, Avdyl Rama, dha një intervistë spontane një ditë pas arrestimit të Fredi Belerit e dy personave të tjerë, të akuzuar nga prokuroria për blerje votash lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Çuditërisht, intervista e Avdyl Ramës u la në “harresë” nga prokuroria gjatë seancave gjyqësore ndaj Fredi Belerit, ndërsa avokatëve të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës iu hoq mundësia që ta pyesnin atë në sallë, pasi dikush u kujdes që ta largonte nga Shqipëria.
Ndryshe nga sa pohoi ai me gojën e tij gjatë intervistës, se atij dhe familjarëve të tij nuk u është ofruar asnjë lek apo favor tjetër nga Fredi Beleri apo fushata e tij në këmbim të votës, në prokurori e polici ai ka dhënë një tjetër deklaratë nën trysninë e autoriteteve.
Pas kësaj, Avdyl Rama është larguar nga Shqipëria pasi dikush u kujdes që ai të ikte.
Beleri ka kërkuar në disa raste leje të dalë nga burgu për t’u betuar po nuk është lejuar. Arrestimi dhe dënimi i Belerit ka çuar në përplasje të ashpër mes Athinës e Tiranës.
Ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar në shumë raste se nuk ndërhyn në punën e drejtësisë, ai gek Mitsotakis e ka quajtur të manipuluar procesin ndaj Belerit dhe ka paralajmëruar masa ndaj Tiranës përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe dhe integrimit në BE.
Nga arrestimi te lirimi (kronologjia)
12 qershor 2023
Kandidati për Himarën i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës, Fredi Beleri, arrestohet pak minuta pas mesnate nën akuzën e shitblerjes së votave. Bashkë me të u prangos edhePadeli Kokaveshi.
16 shkurt 2024
Avdyl Rama, vëllai i dëshmitarit kyç të çështjes ndaj Fredi Belerit, largohet jashtë vendit pas intervistës ku deklaronte se as atij dhe famijarëve të tij nuk u ishte ofruar para apo ndonjë favor tjetër nga Fredi Beleri në këmbim të votës,
10 qershor 2024
Fredi Beleri zgjidhet eurodeputet me partinë Nea Demokratia të kryeministrit grek Mitsotakis.
25 qershor 2024
Gjykata e Apelit në Shqiëri e dënon Fredi Belerin pëfundimisht me dy vite burg.
5 korrik 2024
KQZ-ja i heq përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit.
15 korrik 2024
Fredi Belerit i jepen pesë ditë leje për t’u betuar si eurodeputet nëë Paramentin Evrpiuan
2 shtator 2024
Fredi Beleri lirohet me kusht nga Gjykata e Fierit. I kishin mbetur edhe gjashtë javë dënim. /Hashtag.al