Kombëtarja shqiptare e futbollit ka filluar përgatitjet për ndeshjet e Nations League që do të zhvillohen më 7 dhe 10 shtator 2024. Sfida e parë do të jetë në transfertë ndaj Ukrainës më 7 shtator në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërsa më 10 shtator Shqipëria do të presë Gjeorgjinë në Tiranë.
Në stërvitjen e parë të ekipit në “Shtëpinë e Futbollit”, mungonin katër lojtarë, të cilët pritet të mbërrijnë në ditët në vijim. Uzuni, i ftuar pas dëmtimit të Brojës, do të bashkohet me skuadrën në mbrëmje. Të tjera forca të rinj priten nga Mitaj, Mihaj dhe Asani.
Trajneri Sylvinho, i cili foli për mediat gjatë ditës së sotme, do të ketë në dispozicion lojtarët që po stërviten, përfshirë: Thomas Strakosha, Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Sebastjan Spahiu, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Agim Zeka.