Vendosni fjalën kyçe....

Pëson infarkt në timon, humb jetën 51-vjeçari në Korçë


Një 51-vjeçar humbi jetën sot në Korçë pasi dyshohet se pësoi infarkt në timon, duke u përplasur me një makinë tjetër.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Republika”mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, Julian Tusho ka pësuar infarkt e më pas është përplasur me makinën e tij tip “VW” me një mjet “Mercedes-Benz”.

“Drejtuesi i Volksëagen-it ka pësuar një infarkt miokardi dhe ka humbur kontrollin e mjetit, çka ka çuar në përplasjen fatale. Pas aksidentit, është marrë masa për transportimin e tij në urgjencë, por ai ka ndërruar jetë në spital,” tha zv.drejtori i Policisë së Korçës Bedi Hasanaj.