Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku ka diskutuar zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe sfidat që përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor. Gjatë panelit, Rama ka bërë komente të drejtpërdrejta dhe batuta për procesin e integrimit dhe politikat e BE-së.
Rama ka rikujtuar homologët e tij se në takimet e mëparshme në Pragë kishte kërkuar një qasje më fleksibile ndaj vendeve të Ballkanit. “Kur fton njerëz nga Ballkani, mos vini më kronometra sepse është shumë gjermane dhe nuk më pëlqen,” ka thënë ai, duke shtuar me humor se “sllovenët janë pak gjermanë.”
Gjithashtu, Rama ka theksuar se agresioni rus ndaj Ukrainës ka ndihmuar BE-në të kuptojë realitetin global, duke ndryshuar perceptimin për zgjerimin. Ai ka përmendur premtimet e bëra nga Ursula von der Leyen një vit më parë në Bled, duke theksuar se plani i ri i rritjes së BE-së është në rrugën e duhur, por se ende ka shumë punë për të bërë për të arritur integrimin e plotë në BE.
“Ua kam thënë pak ditë më parë në Pragë, kur fton njerëz nga Ballkani, mos vini më kronometra sepse është shumë gjermane dhe nuk më pëlqen. E kanë vendosur sllovenët, por edhe ata janë pak gjermanë,” ka thënë Rama, duke i dhënë një ton më të lehtë diskutimeve.
Ishte Putini që iu desh të sulmonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që jeton në një botë paralele,” ka thënë Rama, duke theksuar se situata e krijuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës ka kontribuar në ndryshimin e perceptimit të BE-së ndaj zgjerimit.
Një vit më parë në Bled, Von der Leyen premtoi planin e ri të rritjes, i cili është në rrugën e duhur. Na duhet të kryejmë gjithë punën neurotike,” ka përfunduar Rama, duke sugjeruar se ka ende shumë punë për të bërë për të arritur integrimin e plotë në BE.