Vendosni fjalën kyçe....

Tronditet Anglia, babai dyshohet se vrau tre fëmijët e tij të mitur para se të vetëvritej


Një baba besohet se ka vrarë tre djemtë e tij përpara se të vetëvritej pasi të gjithë u gjetën të vdekur në një shtëpi në një ‘lagje të vogël të qetë’ në Staines Upon Thames, në periferi të Londrës.

Babai i martuar Piotr Swiderski, i cili mendohet të jetë një shtetas polak dhe tre djemtë e tij të gjithë nën moshën katër vjeç, u gjetën nga një ekip mjekësor të shtunën.

Policët kanë konfirmuar se incidenti i tmerrshëm është i izoluar dhe nuk besojnë se dikush tjetër është përfshirë, duke ndezur frikën se burri që punonte në një gomisteri mund të ketë vrarë fëmijët e tij.

Duke diskutuar për Piotr-in, fqinji Mike Cresswell, 68 vjeç, tha për The Sun: “Ai dukej si një djalë i këndshëm, por nuk mund të flisje me të sepse ai ishte gjithmonë kaq i stresuar. Ata ishin një familje e bukur. Fëmijët ishin të dashur.”

Një banor, i cili kërkoi të mos i përmendej emri, tha: “Këtu nuk ka kurrë probleme. Nuk kishte asgjë që të tregonte se diçka e tillë do ndodhte.”

Fqinji Shehr Sikandari tregoi më herët se si dëgjoi “ulërimat e tmerrshme” të një gruaje pak para se policia të arrinte në vendngjarje.

“Ne u transferuam këtu dy muaj më parë, kështu që kemi pasur vetëm disa përshëndetje. Nuk i kemi njohur për shumë kohë.”

Sikandari, një konsulent telekomunikacioni 48-vjeçar, shtoi: “Nuk e kam takuar shumë babanë, por fëmijët dhe mamaja ishin mjaft të gjallë, mjaft gazmore. Fëmijët luanin në ship gjatë gjithë kohës, bënin zhurma gëzmore, kërcenin përreth, luanin dhe ishin shumë të lumtur. Ata ishin plot jetë. Ata shpesh shkonin për një shëtitje në park. Pak para se të vinte policia, ne dëgjuam britma të forta. Nuk kemi dëgjuar asgjë më parë. Pas orës 12:00 dëgjuam disa britma dhe më pas erdhi policia. Gruaja, ajo po bërtiste. Ishin britma të tmerrshme dhe të gjithë dolën për të parë se çfarë po ndodhte.”