Vendosni fjalën kyçe....

Ursula Von Der Leyen: Aeroporti i Tiranës, me rritjen më të shpejtë në Europë


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për arritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur Shqipërinë si një shembull të suksesshëm. Ajo vlerësoi zhvillimin e aeroportit të Tiranës, të cilin e cilësoi si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë.

 

Gjatë fjalës së saj, Von der Leyen theksoi se plani i ri për rritjen e Ballkanit Perëndimor, i prezantuar një vit më parë, ka filluar të japë rezultate të prekshme. Ajo përmendi gjithashtu investimet në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë, reformat ekonomike në Kosovë, dhe përmirësimet në infrastrukturën e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

“Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para. Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jeni shumë krenarë.

Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë. Kompanitë europiane po vendosen në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë me një hapë të shpejtë. Kosova, reformat ekonomike të saj, janë lëvduar nga FMN-ja dhe po sjellin përfitime ekonomike. Investimet dhe infrastruktura në Maqedoninë e Veriut janë burim frymëzimi. Mali I Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit, kreditimit”, nënvizoi Presidentja e KE-së.