25 vatra zjarri janë raportuar së fundmi në vend, me 6 prej tyre që janë ende aktive.
Ndër vatrat aktive, Ministria e Mbrojtjes ka veçuar atë në fshatin Shëngjin në Bashkinë e Mirditës ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe kullotash e pishash.
Megjithatë flakët janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Gjithashtu, mbeten aktive vatrat e zjarrit në Surroj e Shishtavec të bashkisë Kukës, Skuraj të bashkisë Kurbin, Sopot të bashkisë Delvinë dhe Luf të bashkisë Pukë.