Detaje të reja nga atentati me dy të plagosur pak më parë në Don Bosko.
Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi u qëlluan me armë me silenciator teksa po pinin kafe në një lagje të Don Boskos.
Autorët u larguan me makinë tip Golf 5, e cila është gjetur e djegur në fshatin Qerekë, pranë Rinasit.
Dy të plagosurit e atentatit të Don Boskos, të ndodhur pak momente, ndodhen në spitalin e Traumës në kryeqytet në gjendje shëndetësore stabël. Mjekët po vijojnë t’ju bëjnë ekzaminime dhe po mbahen në monitorim.
Kastiot Elezaj rezulton me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
45-vjeçari është arrestuar pak kohë më parë me qëllim ekstradimin e tij dhe pasi ka kryer dënimin është kthyer në vendin tonë.