Banorët e zonës pranë aksit Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish sot, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Ata shprehen të revoltuar pasi ndërtimi i autostradës ka bllokuar aksesin e tyre në rrugën e re, duke rrezikuar falimentimin e bizneseve të tyre.
Pavarësisht përpjekjeve të policisë për të parandaluar protestën, qytetarët kërkojnë hyrje-dalje në autostradë për të vazhduar aktivitetet e tyre të përditshme.