Galatasaray kompletoi marrëveshjen e huazimit për të nënshkruar Victor Osimhen nga Napoli.
Marrëveshja u krye dhe të gjitha dokumentet janë miratuar pasi Osimhen do të udhëtojë në Stamboll me agjentin sonte, raporton gazetari Fabrizo Romano.
Osimhen mund të nënshkruajë kontratë të re me Napolin deri në vitin 2027, por klauzola e lirimit është ulur nga 130 milionë euro në 75 milionë euro.
Lëvizja e huazimit te Gallatasaray do të jetë e vlefshme deri në qershor 2025 me pagën 9/10 milionë euro të mbuluar. Asnjë opsion blerjeje, asnjë detyrim.