Qindra mijëra izraelitë mbushën rrugët e Tel Avivit ditën e djeshme në një protestë të madhe duke i kërkuar kryeministrit Netanyahu që të arrijë njëmarrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Protesta vjen pak ditë pasi ushtarët izraelitë gjetën trupat e pajetë të gjashtë pengjeve, për vdekjen e të cilëve Izraelie Hamasi akuzuan njëri-tjetrin.
Sheshet kryesore u mbushën nga protestuesit që i bënë thirrje Netanyahut të arrijë një marrëveshje. Qytetarët mbanin në duar pankarta që i kërkonin presidentit amerikan Biden të ndërhynte më fort për arritjen e një marrëveshjeje.
Protestuesit u përplasën me policinë që përdori makinat ujëhedhëse për të shpërndarë turmat.
Kryeministri Netanyahu ka deklaruar se nuk do ketë marrëeveshje deri në shfarosjen e plotë të Hamasit, ndërsa SHBA-ja, Katari e Egjipti kanë muaj që përpiqen të gjejnë një marrëveshje të pranueshme armëpushimi nga e i cila mund të dalë një marrëveshje e qëndrueshme e shtrirë në kohë.
Deri tani mbi 40 mijë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nisën pas 7 tetorit 2023 ku një inkursion i Hamasit brenda Izraelit vrau rreth 1200 izraelitë ndërsa u morën peng rreth 250 të tjerë.
Muaj më parë qeveria Netanyahu dhe Hamasi arrtitën një marrëveshje armëpushimi gjatë së cilës u shkëmbyen disa pengje izraelite, kryesisht gra e të rinj me të burgosur palestinezë.