Të paktën 12 njerëz kanë vdekur kur një anije migrantësh është mbytur në Kanalin e Anglisë më 3 Shtator. Autoritetet kanë shpëtuar 65 njerëz, të cilët janë dërguar në Dover, Kent, në juglindje të Anglisë.
Sipas autoriteteve franceze, mbytja ndodhi afër bregut të Cap Gris-Nez, në veri të Francës. Rreth 70 njerëz ishin në bord, sipas kryetarit të Boulogne-sur-Mer, Frédéric Cuvillier, megjithëse numri i saktë nuk është ende i qartë, sipas CNN.
Shërbimet emergjente kanë shpëtuar 65 persona, disa nga të cilët janë në gjendje kritike dhe kanë nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Operacioni i kërkim-shpëtimit përfshin tre helikopterë, dy anije peshkimi dhe dy mjete të tjera.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin, është planifikuar të vizitojë vendin e ngjarjes në pasdite.