Një plagosje me armë është shënuar sot (ora 15:00 në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se kanë mbërritur të plagosur Kastriot Elezaj 45 vjeçari dhe Renaldo Metushi 22 vjeçari.
Metushi ka plumb në këmbë, ndërsa Elezaj ka plumb në gjoks.
Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, informoi policia.
Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore.