U fut për t’u larë dhe u mor nga rrjedha, gjendet i pajetë trupi i 18-vjeçarit në lumin Buna


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në lumin Buna. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 14:30, i riu R.D. ishte futur për t’u larë në fshatin Obot, por dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit dhe ka humbur jetën.

Policia, në bashkëpunim me banorët e zonës, ka arritur të gjejë trupin e pajetë të 18-vjeçarit. Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.