Vendosni fjalën kyçe....

Durrës/ Djali vret babain në Shënavlash, trupi i pajetë gjendet pas 20 ditësh në një pus


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Shënvlashit në Durrës, ku djali ka vrarë babanë.

Autori i ngjarjes së rëndë është Esmerald Balla, 34-vjeç, i cili ka varë babain e tij Enver Balla, 62-vjeç dhe trupin e tij e ka hedhur në pus, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes.

Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici me gjasë zhdukjen e të atit.

Para hetuesve ai ka pranuar krimin.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë, thanë burime për Report Tv.

Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

Sektori i Krimeve të Rënda, pas hetimeve ka zbuluar rastin.

‘Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.”- njoftoi policia në orët e paradites.

Historia duket sikur përsëritet me ngjarjen tragjike të 10 shkurtit po në Shënavlash të Durrësit, ku 3 fëmijët vranë babanë Pëllumb Metën.