Aksionet e gigantit Nvidia, kompani tejet e rëndësishme në ‘luftën’ e Inteligjencës Artificiale ranë 9.5% të martën, në rënien më të thellë ndonjëherë të vlerës së tregut për një kompani në SHBA. Nvidia humbi 279 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut, një tregues kryesor se investitorët po bëhen më të kujdesshëm në lidhje me teknologjinë në zhvillim të Inteligjencës Artificiale (AI) që ka nxitur shumë nga fitimet e tregut të aksioneve të këtij viti.
Shqetësimet e fundit rreth AI vijnë pasi Nvidia të mërkurën e kaluar dha një parashikim tremujor që nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e larta të investitorëve që kanë sjellë një rritje marramendëse në aksionet e saj.
“Një shumë e tillë masive parash ka shkuar për teknologjinë dhe gjysmëpërçuesit në 12 muajt e fundit, saqë tregu është krejtësisht i pazakontë,” tha Todd Sohn, një strateg i ETF në Strategas Securities.
Në mbylljen e saj rekord të korrikut, Nvidia ishte pothuajse trefishuar në vitin 2024. Humbjet e saj të fundit e kanë lënë atë me deri në 118% nga viti i deritanishëm.