Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi kreun e FSHF-së Armand Duka, nis seanca gjyqësore për presidentin e KF Iliria dhe tre djemtë e tij


Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij futbollistë të këtij ekipi, Adolfin, Brajanin dhe Santiagon, kanë mbërritur në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës pak çaste më parë.

Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij akuzohen se 30 gusht 2024 kërcënuan me anë të një SMS-je presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Motivi ka të bëjë me mos grumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit (djali tjetër i Nazmiut), portierit të Tiranës.