Vendosni fjalën kyçe....

Kurum la 580 familje pa punë, kryebashkiaku i Elbasanit Llatja negociata me kompaninë


Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja është takuar me drejtuesit e kompanisë Kurum, pasi kjo e fundit ndali punën rreth një muaj më parë duke hedhur në rrugë rreth 580 familje.

Gjatë takimit është diskutuar mbi gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për ata që mbeten pa punë, ka raportua gazetari Fatmir Popja për BW.

Kompania Kurum deklaroi se mbyllja ishte për shkak të vështirësi ekonomike dhe ristrukturimit. Emri i saj është përfshirë nga skandali i 816 ton mbetjeve toksike që kapura në Tajlandë dhe të nisura në dy anije nga Porti i Durrësit.

Kompania Kurum ka mohua se mbetjet i përkasin asa. Ajo është nën mbikëqyrjen e inteligjencës ushtarake të një vendi partnet të Shqipërisë mbi dyshimet se ka shkelur embargon ndaj Iranit duke e furnizuar atë me lëndë të ndaluara.