Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Denaj: Përmirësimi i legjislacionit rrit sigurinë ushqimore, por dhe ekonominë e vendit


Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, prezantoi në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, dy projektligje të rëndësishme për zhvillimin e këtij sektori në vend, ”Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin e ”Peshkimit’.

Ministrja Denaj, në një prononcim për mediat, u shpreh se  këto dy projektligje sjellin jo vetëm përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, por  dhe  do të kenë një ndikim të madh në zhvillimin e sektorit të pëshkimit dhe sigurisë ushqimore, çka do të sjellë rritje  në ekonomtë familjare dhe atë të vendit.

 

Më poshtë gjeni prononcimin e plotë:

Përshëndetje të gjithëve, Jam sot këtu për të prezantuar përpara kolegëve deputetë të Parlamentit të Shqipërisë dy nisma shumë të rëndësishme që prekin ligjin për ”Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin e ”Peshkimit’.

Janë dy ligje, të cilat jo vetëm përafrojnë kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha sigurojnë rregulla shumë më të mira në aspekt të sigurisë ushqimore në rradhë të parë, ligji i veterinaries,  si dhe një aspekt më të rritur zhvillimin ekonomik në sektorin e peshkimit,  ligji i peshkimit. Konkretisht, ne sot në Shqipëri kemi disiplinuar shumë produktet, të cilat shkojnë për sektorin e blegtorisë në vaksinim dhe në kujdesin ndaj kafshëve, por ky ligj për një handikap ligjor të munguar më parë e mbulon plotësisht këtë vakum dhe siguron të gjithë zinxhirin e gjurmueshmërisë njëkohësisht, por edhe të vaksinimit të plotë në raport me produktet, të cilat në farmacitë tona veterinare janë sot më lehtë për t’u gjurmuar dhe kuptuar për cilësinë e tyre.

Ligji i peshkimit është një ligj shumë i rëndësishëm. Dua të theksoj, që kryeministri, qeveria Rama ka punuar gjatë gjithë këtyre viteve për të fokusuar vëmendjen tek një potencial të padiskutueshëm ekonomik që është produkti i ujrave tona, ato që ndodhen në det, por edhe ato të akuakulturës. Vitin e kaluar ne arritëm një nivel eksportesh me gati 144 milion euro, vlerë kjo më e madhe se një vit më pare. Ne synojmë një produkt edhe më të madh në vitet në vijim si rezultat i këtij ndryshimi ligjor. Pse? Sepse shkojmë më në thellësi, në detra të hapura dhe sigurojmë nëpërmjet këtij ligji mundësinë e certefikimit të më shumë anijeve. Sot flota ka 811 anije peshkimi dhe lehtësia e këtij ligji për të licensuar më shumë anije sikurse standardet ndërkombëtare e lejojnë mundëson më shumë prodhim peshkor dhe përpunim.

Dua të theksoj njëkohësisht, që vijmë edhe pas një aprovimi në Këshillin e Ministrave të Ekonomisë Blu, që është një kredi 25 milion euro marrë nga qeveria italiane për të gjithë infrastrukturën në tokë, që i shërben gjithë prodhimit peshkor në vend. Janë 9 mole apo 9 porte të vogla, të cilat i shërbejnë peshkimit artisanal dhe kemi 2 markata në standardet ndërkombëtare, ato të Sarandës dhe të Shkodrës, që i bashkangjiten standardit ndërkombëtar që sot e shikojmë në markatën e Vlorës. Të gjitha këto janë super investime, por absolutisht nuk mundet që të ndihmojnë ekonominë shqiptare pa një kuadër ligjor, të cilin sot shpresoj që në debate dhe diskutime me Komisionin Parlamentar të dali edhe më i qartë dhe nëse ka nevojë për disa ndryshime ato të ndodhin.

Në ligjin për veterinarinë dua të theksoj se kemi pasur një konsultim public shumë aktiv. Janë 15 kërkesa të bëra nga grupet e interesit, nga Urdhri i Veterinerit, i cili sigurisht ka qënë shumë aktiv edhe për funksionin që ka. Janë 1200 veterinerë në Republikën e Shqipërisë, që do të përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga këto rregulla të reja. Unë shpresoj, që këto të jenë të qarta edhe për publikun, por mbi të gjitha të garantojnë atë që kemi të gjithë objektiv kryesor, sigurinë ushqimore.

Lidhur me interesin e gazetarëve për ndryshimet e buxhetit dhe sa perfiton sektori I bujqësisë Ministrja Denaj sqaroi se kemi shtesë fondesh.

Akti Normativ më i fundit siguroi një shtesë financimi për Skemën Kombëtare dhe komponentin e investimeve. Absolutisht është shumë e nevojshme që këtu momenti për të ndaluar dhe promovuar këtë skemë vjen pas aprovimit të Këshillit të Ministrave, të cilin ne sapo e kemi depozituar. Ndoshta tani mjafton të themi që ne në muajin tetor lancojmë këtë Skemë Kombëtare të Investimeve për ndërtime të reja të serrave, fermave blegtorale, mekanikë bujqësore dhe sigurisht mbrojtjen ndaj breshërit, që ka qënë një situatë jo e pazakontë për disa zona të Shqipërisë veri-lindore në veçanti dhe që ka krijuar humbje. E kemi menduar që t’a fusim edhe këtë si një pjesë të investimeve me grante, ku granti është 50 %. Këto skema investimi vijnë edhe në ndihmë të Këshillit të Ministrave, që kemi bërë pak kohe më parë atë të vendimit 283 ndihmon zgjerimin e sipërfaqeve në serra dhe në ferma blegtorale. Kjo e kompleton ciklin për të prodhuar më shumë me të njëjtin investim. Sigurisht, meqënëse pyetja e parë lidhet me peshkimin, nga ne nuk ka munguar asnje moment mbështjetja ndaj peshkimit dhe do të vijoj mbështetja ndaj peshkimit. Ajo që në mënyrë të drejtëpërdrejtë lidhet me peshkimin është Skema Kombëtare e subvencioneve të drejtëpërdrejta. Aty ne në vitin 2025 mendojmë një skemë më te plotë e cila do t’i shërbejë drejtëpërdrejtë të gjithë të angazhuarve në këtë sektor. Sot në ligjin që ne kalojmë bëhet fjalë për të ndërtuar një sistem të ri të infrastrukturës së flotës, e cila duhet të shkoj në detra më të thella, në ujëra ndërkombëtare e kështu të ketë mundësinë për të peshkuar më shumë dhe absolutisht pse jo në 2025 të ketë mundësi që edhe në Skemën Kombëtare të Investimit mbështetja për këto investime në mjete të jetë edhe më e shtuar.

Lidhur me shpërndarjen e fondeve për fermerët.

Ministrja Denaj: Ne e kemi filluar shpërndarjen. Ju besoj e dini, që ne e lancuam skemën në fillim të këtij viti me disa komponentë. Komponenti më kryesor dhe më i rëndësishëm ishte ai i mbështetjes 100% të fermerëve, të cilët janë brenda bashkimit të operatorëve dhe mbështetja për ta në masën 100% ka filluar të disbursohet. Sigurisht, të gjithë do të përfitojnë. Janë 71 000 fermerë aplikues. Ne jemi ende duke përfunduar gjithë vlerësimim se sa prej tyre i kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin në rregull, por besoj që 69 000 do të jenë në parashikimin tonë përfitues. Është skema me mbështetjen më të madhe në numër dhe do të jetë dhe në vlerë, por shpërndarja siç e thash edhe pak më parë ka filluar nga ata që janë të bashkuar drejt bashkimit të operatorëve, të cilët sot janë duke përfituar në masën 100%. E gradualisht deri në fund të vitit do shpërndahet e gjitha dhe skema për investimet që Akti Normativ na e mundësoi është një komplementar për të ndërtuar më shumë sipërfaqe të serrave dhe fermave blegtorale, por në standardet e Bashkimit Evropian.