Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, priti me ceremoni zyrtare presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili ndodhet në Turqi për vizitë, transmeton Anadolu.
Automjeti i presidentit al-Sisi u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan sipas protokollit.
Pas pozicionimit në foltoren ceremoniale, para presidentit Erdogan dhe presidentit sl-Sisi u bënë 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.
Presidenti egjiptian më pas përshëndeti trupën ceremoniale. Në ceremoni kishte edhe flamujt dhe ushtarët që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.
Erdoğan dhe al-Sisi i prezantuan njëri-tjetrit delegacionet, pozuan për gazetarët duke u takuar përpara flamujve të Turqisë dhe Egjiptit.
Presidentët Erdoğan dhe al-Sisi kaluan më pas në takimin kokë më kokë.