Deputetët e PS-së dhe PD-së në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë e kanë nisur “në paqe” mbedhjen e parë, ndryshe nga ai i sesionit të shkuar ku pati përplasje të forta, akuza e kundërakuza.
Në mbledhjen e sotme deputetët ranë daord për listën e re të dëshmitarëve për koncesionin e checkup.
Pjesë e listës së dëhsmitarëve mund të jetë edhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, që ka drejtuar Shëndetësinë para kësaj.
Po kështu pritet të dëshmojë edhe drejtoresha e QSUT-së, Albana Fiço.
Në seancën e 25 korrikut, opozita dhe shumica miratuan zgjatjen me tre muaj të komisioneve hetimore për sterilizimin dhe check up-in.