Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen 30 emrat e futbollistëve për Topin e Artë, në listë edhe Granit Xhaka


France Football ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për Topin e Artë.

Në mesin e tyre është edhe futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, shkruan “Gazeta Express”.

Tashmë janë mësuar 30 futbollistët e nominuar për Topin e Artë.

Padyshim në mesin e tyre janë edhe yjet e tjerë botëror, Erling Haaland, Vinicius Jr, Jude Bellingham e Toni Kroos.

Ceremonia e ndarjes së ”Topit të Artë” do të mbahet me 28 tetor, në Paris.

Fituesi aktual i Topit të Artë është Lionel Messi.